EUROPA DHE AZIA QENDRORE 6 VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Grupi i Bankës Botërore Nëntor 2024 1 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Përmbledhje Ekzekutive Ballkani Perëndimor (BP6) përfshin gjashtë ekonomi me të ardhura të mesme të larta (Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) performanca e të cilave gjatë 20 viteve të fundit është e mirë. Gjashtë ekonomitë kanë dyfishuar produktin e tyre në periudhën 2000-22 dhe kanë rritur të ardhurat për frymë në përpjesëtim të drejtë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ekonomi të vogla dhe të hapura me tregti në rritje dhe nivele të konsiderueshme investimesh të huaja direkte (FDI) dhe remitancash. Rreth 73 përqind e eksporteve të Ballkanit Perëndimor bëhen me Bashkimin Evropian (BE), ndërsa 68 përqind e importeve të tyre vijnë nga BE-ja. Të rrethuar nga vendet anëtare të BE-së, Ballkani Perëndimor e sheh qartë BE-në si themelin e zhvillimit të vet të ardhshëm dhe vendet përkatëse janë aktualisht në faza të ndryshme të anëtarësimit në BE ose të aplikimit për anëtarësim. Në nëntor të vitit 2023, BE-ja shpallin planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, bazuar në përforcimin e integrimit ekonomik me Tregun e Vetëm të BE-së, në përshpejtimin e integrimit ekonomik brenda për brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore, dhe rritjen e ndihmës financiare. Në kuadër të vështirësive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, roli i BE-së si gur themeli për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse BE luan rol të rëndësishëm në hedhjen e themeleve institucionale për rritje më të g jelbër dhe me më shumë aftësi ripërtëritëse, si dhe për vënien në dispozicion të më shumë burimeve. Raporti Rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) është me rëndësi në disa këndvështrime. Meg jithëse rajonit shpesh i mungojnë aleancat rajonale organike, ky raport thekson se shpesh vështirësitë e hasura nga vendet e rajonit janë të njëjta dhe të ndërlidhura, dhe çka është më e rëndësishme, se veprimet klimatike kërkojnë bashkërendim në fronte të shumëfishta. Njëkohësisht, raporti ilustron dallimet ndërmjet shteteve, vendeve dhe njerëzve të cilat kërkojë strateg ji dhe ndërhyrje të përshtatura. Ky raport tregon se si goditjet dhe faktorët stresues që lidhen me klimën po intensifikohen dhe se si investimet për përshtatje mund të sjellin përfitime domethënëse në formën e shmangies së humbjeve, potencialit të përshpejtuar ekonomik dhe efekteve ekonomike dhe shoqërore zinxhir të shumëfishuara. Kur merren në konsideratë intensiteti i lartë i shkarkimeve dhe energ jisë dhe kufizimet e rajonit për shkak të modelit aktual të zhvillimit të bazuar në hidrokarbure fosile, raporti përfytyron një mundësi drejt rritjes më të g jelbër dhe me më shumë aftësi ripërtëritëse, një mundësi që përputhet më mirë me aspiratën për anëtarësim në BE. Raporti vëren se tranzicioni drejt emisioneve neto zero mund të ndërmerret pa vënë në rrezik potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe se nëse zbatohen reformat e duhura strukturore, ky tranzicion mund të rezultojë në rritje më të madhe krahasuar me Skenarin e Referencës (RS). Rekomandimet për politika të këtij raporti janë ambicioze por ato janë realiste dhe të realizueshme. Raporti i kategorizon politikat e rekomanduara sipas kuadrit 3T: politika ndërsektoriale, ndërkufitare dhe të synuara. Politikat ndërsektoriale mund të ndihmojnë në integrimin e përpjekjeve për përshtatje dhe zbutje në sektorë të ndryshëm që kërkojnë mekanizma bashkërendimi të nivelit të lartë, kapacitete të fuqizuara institucionale dhe krijimin e ag jencive ose komisioneve të përqendruara tek klima. Politikat ndërkufitare duhet të nxisin bashkëpunimin përtej kufijve, duke pranuar ndërveprimin ndërmjet ndryshimeve klimatike, tregtisë, sigurisë njerëzore dhe burimeve të përbashkëta natyrore. Politikat e synuara përshtatin zg jidhjet me kushtet vendore, shtyjnë përpara tranzicionin teknolog jik dhe ekonomik, dhe sigurojnë që askush të mos mbetet pas g jatë tranzicionit. Rajoni rrezikohet rëndë nga një krizë klimatike në përkeqësim e sipër Ballkani Perëndimor është përballur me rritje të shpeshtë të faktorëve stresues të lidhur me nxehtësinë, kryesisht temperatura të larta dhe thatësira më të mëdha, të cilat rrezikojnë të komprometojnë stabilitetin dhe prodhimtarinë rajonale. Temperatura mesatare e rajonit është rritur me 1,2°C krahasuar me periudhën 1961-80, ndërsa reshjet kanë pësuar rënie prej 0,2 përqind. Pritet që ndikimet e nxehtësisë ekstreme mbi shëndetin dhe prodhimtarinë të jenë të mëdha në rajon, ku në vitin 2100 pritet që vdekjet e lidhura me nxehtësinë të jenë 5-10 përqind më të larta. 3 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Rajoni do të përballet me pasiguri dhe paparashikueshmëri më të lartë lidhur me zjarret, përmbytjet e rrëmbyera dhe rrëshqitjen e tokës. Ndryshueshmëria e reshjeve rrit mundësinë e përmbytjeve të rrëmbyera, që së bashku me përmbytjet e llojeve të tjera, kanë shkaktuar dëme dhe humbje jetësh të konsiderueshme g jatë viteve të fundit. Zjarret në natyrë po shtohen dhe temperaturat më të ngrohta, pakësimi i reshjeve dhe praktikat e paqëndrueshme të menaxhimit të tokës kontribuojnë në shpeshtinë dhe intensitetin e tyre. Rrëshqitjet e tokës po bëhen më të zakonshme për shkak të shkrirjes së borës, tërheqjes akullnajore, reshjeve të dendura dhe zjarreve. Përbërja g jeolog jike e rajonit dhe zg jerimi urban në shpatet e pjerrëta rrisin riskun e rrëshqitjeve të tokës. Meg jithëse nuk ka të bëjë me ndryshimet klimatike, risku i tërmeteve përkeqëson rreziqet klimatike dhe përbën kërcënim financiar të konsiderueshëm. Vendet përballen me rreziqe të shumëllojshme klimatike që ndërveprojnë në mënyra të ndërlikuara dhe të mbivendosura. Për shkak të ndërlidhjes së infrastrukturës kritike, rreziqet klimatike mund të shkaktojnë reagime zinxhir në të g jithë sektorët dhe komunitetet. Zjarret në rajonet bujqësore shtojnë ndotjen e ajrit në zonat urbane dhe ndikojnë sistemin ushqimor, duke dëmtuar furnizimin dhe ndikuar mbi çmimet e ushqimeve kryesore. Vështirësia e rajonit me menaxhimin e mbetjeve ndërlikon më tej situatën, duke intensifikuar rreziqet klimatike dhe kontribuar për ndryshimet klimatike. Një shembull këtu janë zjarret në landfill-e që përhapen si zjarre në natyrë, çlirimet kimike tejet toksike, dhe menaxhimi i paqëndrueshëm i nënprodukteve shtazore që rrit shkarkimet e metanit. Këto ndërveprime komplekse kërkojnë qasje g jithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të aftësive ripërtëritëse. Efektet e goditjeve dhe faktorëve stresues që lidhen me klimën mund të jenë tejet të lokalizuara, dhe shpesh në komunitete të cenueshme. Rreziqet e klimës mbivendosen me cenueshmëritë ekzistuese si rënia demografike, izolimi nga veprimtaritë ekonomike, mungesa e urbanizimit dhe prodhimtaria e ulët ekonomike. Për shembull, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe zjarret ndikojnë në përpjesëtim të zhdrejtë rajonet në rënie dhe të izoluara. Grupet e marg jinalizuara si komuniteti rom në Ballkanin Perëndimor mund të jenë duke vuajtur në përpjesëtim të zhdrejtë aktualisht, sepse shpesh përballen me ekspozim më të madh ndaj rreziqeve klimatike dhe mjedisore për shkak të praktikave diskriminuese që rezultojnë në lag je të mbipopulluara me shërbime të pamjaftueshme. Vëmendje e veçantë duhet t’i jepet edhe grupeve të tjera vulnerabël të tilla si të moshuarit, invalidët dhe fëmijët, që janë të prekur në mënyrë të zhdrejtë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike për shkak të fiziolog jisë së tyre të veçantë. Bujqësia është veçanërisht e ekspozuar si sektor madhor ekonomik që ka nevojë të modernizohet. Temperaturat mesatare në rritje dhe cenueshmëria ndaj thatësirave janë shqetësime të rëndësishme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë ku prodhimi i kulturave si misri dhe gruri kanë pësuar rënie, duke ndikuar kryesisht vendet ku bujqësia jep kontribut të madh në PBB. Edhe thatësirat kufizojnë ujin dhe sigurimin ushqimor për shkak të luhatjeve të prodhim dhe mangësive në ujitje dhe menaxhim ujërash. Përtej thatësirave, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, nxehtësia ekstreme, dhe zjarret ndikojnë sektorin përmes ndikimeve në sasinë e prodhuar të kulturës dhe stinët e kultivimit, punëtorët, apo infrastrukturën dhe bagëtinë. Qytetet sigurojnë mundësi për rritje, por ato nuk po shfrytëzojnë potencialin e tyre. Me g jithë rënien e popullsisë, zg jerimi urban vijon duke penguar efikasitetin e ekonomisë dhe duke shtuar ekspozimin ndaj rreziqeve klimatike. Shpesh zg jerimi kërkon prekjen e zonave të g jelbra, çka përkeqëson ndikimin e ishujve urbanë të nxehtësisë. Qytetet në zg jerim kërkojnë g jithashtu lëvizje më të mëdha transporti dhe sjellin përdorim më të madh të mjeteve private. Zg jerimi përkeqëson g jithashtu aftësitë ripërtëritëse të qyteteve. Në rajon shtrirja e g jurmës urbane ka sjellë ekspozim më të madh ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës dhe zjarreve. Ndryshimi klimatik do të rezultojë në humbje të prodhimit, por këto priten të ndryshojnë nga vendi në vend me ndikim në përpjesëtim të zhdrejtë në Bosnje-Herzegovinë dhe Serbi Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do t'i nënshtrohen dëmeve të niveleve të ndryshme në mbarë ekonominë si pasojë e rreziqeve klimatike. Bazuar në analizën e tre rreziqeve, përkatësisht përmbytjet nga lumenjtë, thatësirat (përmes ndikimit në misër dhe grurë) dhe stresi i nxehtësisë (përmes ndikimit në 4 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  punë), pritet që Serbia të përjetojë dëmet më të mëdha nga rreziqet klimatike sipas RCP 4.5 dhe rritjes sipas prirjes, ndjekur nga Bosnje e Hercegovina. Pritet që përmbytjet nga lumenjtë të shkaktojnë dëmet më domethënëse kundrejt PBB-së në të g jitha vendet nga rreth 15 përqind humbje në PBB-në e vitit 2050 për Serbinë në rreth 3 përqind humbje të PBB-së për Maqedoninë e Veriut prirjes së rritjes. Po ashtu, në sajë të klimës më të ngrohtë dhe veprimeve të zg jatura klimatike (që përparojnë nga RCP 2.6 në RCP 8.5) ndikimi në PBB i faktorit të nxehtësisë mbi punën rritet. Ndikimi i thatësirave, modeluar përmes ndikimit të tyre në prodhimin e misrit dhe grurit, paraqitet i ulët kur merret në konsideratë se këto kultura përbëjnë një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor të shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, por kjo vlen meg jithëse thatësirat në përg jithësi konsiderohen si risk i rëndësishëm klimatik. Rritja më e madhe mund të kompensojë dëmet e pritshme në shumicën e rajonit. Përjashtim bën Serbia, ku dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha sipas skenarit optimist të rritjes për shkak të intensitetit më të madh të kapitalit në këtë skenar krahasuar me skenarin e prirjes. Meg jithëse nuk janë risk klimatik, tërmetet janë vlerësuar dhe pritet të shkaktojnë dëme të mëdha në prodhim, kur merren në konsideratë rreziqet sizmike historike në rajon. Për Shqipërinë, humbjet në PBB për vitin 2050 janë 15,7 përqind të PBB-së së atij viti sipas trendit të rritjes. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pritet që humbjet të jenë rreth një e treta e atyre të Shqipërisë në vlerë përqindjeje të PBB-së. Dëmet nga rreziqet klimatike mund të zbuten përmes investimeve për përshtatje dhe ndërhyrjeve të hershme. Modelimi i ndikimit të investimeve për përshtatje për tri rreziqe (përmbytjet nga lumenjtë, thatësirat përmes ndikimit mbi misrin dhe grurin dhe stresi nga nxehtësia) tregoi se një nivel investimesh vjetore prej mesatarisht 1,3 përqind të PBB-së në të g jithë rajonin g jatë periudhës 2025-50 mund të rezultojë në përfitime mesatare vjetore prej 1,7 përqind të PBB-së dhe raport përfitim-kosto (BCR) prej 1,6. Investimet g jithsej për të tre rreziqet arrijnë në vlerën e 76,4 miliard USD (në vlerën e dollarit për vitin 2020) pa ulje ose në 34,9 miliard USD me ulje prej 6 përqind. Ky vlerësim merr në konsideratë ndikimet e drejtpërdrejta në PBB, por përjashton ndikimet e lidhura me shmangien e humbjes, transformimin e tregut të punës, apo përfitimet e tërthorta nga investimet vijuese apo bashkëpërfitimet shoqërore ose mjedisore. Disa nga vendet në model përfitojnë BCR më të larta ndërsa të tjera kanë raport më të vogël se një. Kjo g jetje sug jeron nevojën e përsosjes së paketës së investimit të përdorur për modelin, si dhe ushtrimin e kujdesit g jatë përzg jedhjes së projekteve në këndvështrimin praktik. Kostot e investimeve për përshtatje janë të larta dhe nëse përballohen vetëm nga qeveritë, këto kosto rezultojnë në borxh të lartë publik. Kështu, edhe familjet dhe shoqëritë duhet të kryejnë investime për përshtatje. Së fundi, dhe çka ka tepër rëndësi, kryerja e investimeve herët lidhet me përfitime më të mëdha në vitet e largëta të horizontit të parashikimeve. Masat për përshtatje 'shpërblejnë' trefish përmes shmangies së humbjeve, potencialit të përshpejtuar ekonomik dhe bashkëpërfitimeve të shumëfishuara Kostot e përshtatjes janë të larta, por përfitimet janë edhe më të larta. 1 Me qëllim kundërvënien ndaj rreziqeve g jithmonë e më të mëdha të lidhura me ndryshimet a klimatike vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha për përshtatje, investime këto që do të sjellin përfitime të konsiderueshme (Figura ES-1). Analiza e paketës të investimeve fillestare, g jithëpërfshirëse shumësektoriale për përshtatje u krye bazuar në të dhënat e mbledhura nga dokumentacioni, literatura dhe njohuritë e ekspertëve vendorë. 2 Kostot pa ulje (të shprehura në USD me vlerën e vitit 2020) të veprimeve politike dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare sipas kësaj qasjeje në g jashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshijnë 6 miliard USD (Shqipëri), 6,8 miliard USD (Bosnje-Hercegovinë), 2,8 miliard 1 Me qëllim përdorimin e kapacitetit të modelimit për të siguruar informacion për politikëbërjen për përshtatjen, dhe për të mbështetur këtë raport në realitet, janë bërë përpjekje të dyfishta për vlerësimin e nevojave për përshtatje. Së pari, përshtatja ka nevojë për kanale të përzg jedhura ndikimi dhe ndikimet dhe kostot përkatëse të përmbytjeve nga lumenjtë, thatësirave dhe nxehtësisë janë modeluar dhe përdorur si informacion hyrës për modelimin në nivel makro. Ky ushtrim rezultoi në kufirin e poshtëm e këtyre ndikimeve pa përshtatje (për shkak të pasigurive dhe përfshirjes së vetëm kanaleve të përzg jedhura të ndikimit), kufirin e poshtëm të përllogaritur të përfitimeve dhe raportit përfitim - kosto të masave të përshtatjes (pa marrë në konsideratë ndikimet e rritjes përtej reduktimit të riskut, por bashkëpërfitimet. Së dyti, në kuadër të ushtrimit të bazuar në literaturën e politikave kombëtare dhe njohuritë e ekspertëve u bënë përpjekje për mbledhjen e nevojave të sakta për përshtatje lidhur me një paketë fillestare. Kjo i mundësoi ekipit të vlerësojë disi shterueshëm nevojat fillestare për përshtatje, pa ulje. 2 Vlerësimi i nevojave për investime të vendit/sektorit nga ekipi i CCDR-së. 5 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  USD (Kosovë), 5,7 miliard USD (Mali i Zi), 6,4 miliard USD (Maqedonia e Veriut), dhe 9,5 miliard USD (Serbi). Për vlerësimin e nevojave të çdo vendi janë përdorur burime të shumëfishta informacioni. Vlera totale për rajonin është 37,2 miliard USD (me vlerën e USD të vitit 2020) pa ulje. Hulumtimi i literaturës nxori si përfundime vlera të BCR-ve nga 1 deri më shumë se 100. Është me rëndësi të theksohet se modelimi i ndikimeve ekonomike të ndryshimeve klimatike është tejet i ndërlikuar, siç shpjegohet në figurën ES1.1. FIGURA ES.1: PËRMBLEDHJE E NARATIVËS SË INVESTIMEVE PËR PËRSHTATJE KOSTOT E MOSVEPRIMIT KOSTOT E VEPRIMIT PЁRFITIMET E VEPRIMIT ~ 16.8% Dëme të reduktuara Dëmet e pritshme vjetore në jetë njerëzish, në 2050 sipas RCP4.5.* infrastrukturë dhe pronë (25%–50%) Ngjarje të vetme ekstreme mund të çojnë në humbje jetësh, dëmtime fizike, BCR-të e përshtatjes: shkatërrim të gjësë së Diapazonii i gjallë dhe produkteve ~ 37.2 miliardë USD investimeve nga ekonomike thellësisht të në 30 vitet e ardhshme 2–10€ per 1€ të reduktuara në periudhë investuar afatgjatë Të vlerësuara përmes modelimeve makro Vlerësime gjithëpërfshirëse nga të kanaleve të prekura që janë poshtë - lart bazuar në të dhëna nga BCR-të dhe Dividentët përzgjedhur ofrohet një vlerësim i kufirit modelet specifike të sektorit dhe e Trefishtë-A të poshtëm të ndikimeve vlerësimet e ekspertëve Burimi: Analiza të Bankës Botërore. Shënim: PBB = prodhim i brendshëm bruto, RCP = rruga përfaqësuese e përqëndrimit, BCR = raporti përfitim- kosto. * Modeli makroekonomik jep vlerësime vjetore për dëmet bazuar në humbjet e pritshme vjetore prej secilit rrezik klimatik. Dëmet e pritshme parashikohet të rriten me kalimin e kohës, duke reflektuar kushtet klimatike të paparashikuara e të ndryshueshme në rritje. Dëmet nga ndikimi i thatësirës në të korrat e misrit dhe grurit, ndikimi i nxehtësisë në produktivitetin e punonjësve dhe përmbytjet nga lumenjtë së bashku, vlerësohet të jenë 8.9 për qind e PBB-së sipas RCP 4.5 në vitin 2050 për Ballkanitn Perëndimor, bazuar në mesataren e thjeshtë të këtyre dëmeve së bashku për secilin nga të gjashtë vendet e rajonit. Një qasje alternative që reflekton mesataren e ponderuar të dëmeve klimatike për të gjashtë vendet (duke përdorur si njësi matëse PBB-ne në 2050) dhe gjithashtu ndikimin e tërmeteve tregon që dëmet e pritshme nga ndryshimet klimatike dhe tërmetet të jenë 16.8 për qind e PBB-së në 2050. KUTIZA ES-2: A i pasqyrojnë modelet saktësisht goditjet klimatike? Puna e modelimit të efekteve të ndryshimeve klimatike në ekonomi është e vështirë për shkak të kufizimeve të të dhënave dhe për shkak se modelimi i ndikimeve klimatike, biofizike dhe ekonomike është në zhvillim të vazhdueshëm. Ndikimet e klimës që ndryshon nuk janë lineare dhe masat e përbëra fshehin gamën e plotë të ndikimeve nga ng jarje individuale. Gjithashtu, shpesh kanalet e ndikimit nuk kuptohen mirë. Ky kompleksitet e bën shumë shpejt modelimin tejet të shtrenjtë nga këndvështrimi kompjuterik. Për më tepër, rreziqet klimatike mbivendosen dhe ndërveprojnë, duke shkaktuar ng jarje që mund të mos jenë vëzhguar historikisht. Me g jithë këto mangësi, modelimi mbetet instrumenti kryesor për udhëzimin e politikëbërjes. Përpjekjet aktuale për trajtimin e mangësive ndërmjet shkencës së klimës dhe kësaj disipline, në të cilën CCDR-të do të marrin pjesë si bashkëpërfitim, po rezultojnë qartë që asnjë këndvështrim nuk mund ta arrijë i vetëm. Përqafimi i vështirësive që vijnë nga klima që ndryshon mund të rezultojë në mundësi të shumta, të cilat trajtohen qartë nga Dividendi i Trefishtë i Aftësisë Ripërtëritëse, i cili sugjeron se investimi për përshtatje mund të sjellë transformim. Dividendi i trefishtë përfshin tri kthime: humbje të shmangura, potencialin e përshpejtuar ekonomik dhe përfitime kaskadë të amplifikuara shoqërore dhe mjedisore. 6 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  1. Dividendi i humbjeve të shmangura i referohet faktit se investimi për përshtatje klimatike shpëton jetë, minimizon humbjet dhe dëmtimin e pasurisë, mbron investimet për kapitalin njerëzor dhe redukton humbjet në prodhimtari dhe ato financiare që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore. Masat e përshtatjes strukturore në Bosnje e Hercegovinë paraqesin BCR pozitive nga 1,06 deri në 14,15 dhe ilustrojnë ndikimin e thellë që mund të kenë këto investime. Kjo perspektivë nxit konsiderimin e përshtatjes me klimën si investim intelig jent dhe jetëshpëtues në vend që ta shohë atë si shpenzim. 2. Dividendi i potencialit të përshpejtuar ekonomik ka të bëjë me çlirimin e rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës dhe zhvillimit si pasojë e investimeve për përshtatje. Duke reduktuar rreziqet klimatike, këto investime nxisin veprimtarinë ekonomike, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor, tërheqin investime kapitale dhe përmirësojnë produktivitetin e krahut të punës. Në Ballkanin Perëndimor, masat e përshtatjes në sektorë kyç si pyjet dhe turizmi rezultojnë në BCR të larta, çka tregon potencialin e kthimeve ekonomike dhe të mundësive të reja për biznes. Investimet për përshtatje mund të jenë pararendës të rritjes së punësimit, përmirësimit të aftësive dhe mundësive të shtuara për tregti, duke mbështetur më tej argumentin e qasjes proaktive lidhur me aftësitë ripërtëritëse ndaj klimës. 3. Dividendi i bashkëpërfitimeve shoqërore dhe mjedisore të amplifikuara ka të bëjë me përfitimet që shkojnë përtej kthimeve ekonomike ose financiare. Këto bashkëpërfitime përfshijnë përmirësime në eficiencë energ jie, peizazhit, qëndrueshmëri bujqësore dhe diversitet ekolog jik. Masat për menaxhimin e ujërave dhe pyjeve të bazuara në natyrë, kanë rezultuar në BCR të favorshme në mënyrë të vazhdueshme. Strateg jitë e përshtatjes urbane mund të përmirësojnë edhe mirëqenien e komuniteteve dhe të krijojnë qytete më të qëndrueshme me aftësi ripërtëritëse ndaj klimës. Projektimet urbane të g jelbra dhe intelig jente kundrejt klimës, si çatitë me g jelbërim dhe parqet publike, shpesh rezultojnë në përfitime neto duke qenë të afta të reduktojnë shkarkime e gazrave serrë (GS), të përmirësojnë eficiencën e energ jisë dhe të nxisin biodiversitetin. Në Ballkanin Perëndimor, investimet në infrastrukturë kritike dhe për përmirësimin e godinave publike me qëllim aftësinë ripërtëritëse ndaj klimës dhe eficiencën e energ jisë sjellin kthime të konsiderueshme pozitive. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndajnë përpjesëtimisht barrën e përshtatjes në ekonomitë dhe shoqëritë e tyre. Ndarja përpjesëtimore e kostove të përshtatjes në secilën ekonomi të Ballkanit Perëndimor do të nxiste ndarjen e risqeve dhe do të shmangte problemet e rrezikut moral. Me qëllim përcaktimin e përg jeg jësive për përshtatjen ndërmjet qeverive, familjeve dhe bizneseve do të nevojiten politika transparente. Do të ketë nevojë për mekanizma financimi për të përputhur nevojën me përballueshmërinë. Çka është më e rëndësishme, do të jetë kritike të ketë financim nga donatorë ndërkombëtarë dhe nga BE-ja me qëllim lehtësimin e kufizimeve të brendshme të financimit. Dekarbonizimi është i nevojshëm për përmbushjen e angazhimeve lidhur me shkarkimet, rrokjen e mundësisë për rritje të gjelbër, pakësimin e ndotjes mjedisore dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë Tranzicioni i gjelbër krijon mundësinë e kundërvënies ndaj disa prej vështirësive të krijuara nga ndryshimet klimatike. Ekonomia botërore dhe BE-ja po investojnë në teknolog ji të g jelbra që ulin koston e energ jisë, rrisin eficiencën e energ jisë, përmirësojnë shëndetin publik në sajë të pakësimit të ndotjes (dhe sjellin përfitimet prodhimtarie), dhe krijojnë mundësi të mëdha investimi në sektorët në zhvillim e sipër. Për Ballkanin Perëndimor, mundësitë për zbatimin dhe përhapjen e këtyre teknolog jive dhe për të përfituar prej tyre janë të konsiderueshme, sepse (1) ka mundësi reale për pakësimin e shkarkimeve dhe (2) sepse BE-ja ofron mundësi financimi dhe investimi për vendet në fazën e anëtarësimit dhe para anëtarësimit. Në fakt, siç shihet nga profilet e shkarkimeve të GS-ve, Ballkani Perëndimor përballet me sfidën e shkarkimeve të larta dhe intensitetit të energjisë, dhe ka nevojë të dekarbonizojë sektorin e energjisë. Rreth 75 përqind e shkarkimeve rajonale të GS-së vijnë nga furnizimi dhe përdorimi i energ jisë (shihni Figurën ES-2), çka thekson mundësinë e dekarbonizimit të konsiderueshëm, veçanërisht në sektorët e energ jisë/ ngrohjes dhe transportit. Përveç uljes së shkarkimeve dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, dekarbonizimi ka mundësi të përmirësojë cilësinë e ajrit, të përforcojë sigurinë e energ jisë dhe të krijojë përfitime ekonomike 7 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  afatg jata. Ballkani Perëndimor vijon të zbatojë disa subvencione të shprehura (mesatarisht 1 përqind të PBB- së në vitin 2020) dhe subvencione të mëdha të nënkuptuara (që vijnë kryesisht nga ndikimi i prodhimit të qymyrit mbi popullsinë vendase dhe klimën, të cilat përbëjnë më shumë se 6 përqind të PBB-së). FIGURA ES.2: Shkarkimet e Gs-së në Ballkanin Perëndimor 1990 - 2019 160 Shkarkimet e Sektorit të Energjisë Deri në 2019. Për të shmangur Rreth 75% e shkarkimeve rajonale bruto shtrembërimet e lidhura me COVID, 2019 vijnë nga sektori i energjisë. është përdorur si viti final i shkarkimeve. 140 Shkarkimet e GS-së (MtCO 2eq) 120 100 80 60 40 Rënia e emetimeve të GS-së e reg jistruar në periudhën 20 1990-1995 është pasojë e krizës ekonomike dhe pakësimit të industrisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës në Bosnje. 0 -20 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 IPPU Energjia - e Godinave Energjia - Në Prodhim/Ndërtim Bujqësia Energjia - Nga Transporti Energjia - Elektrike/Ngrohje Energjia - Emetimet jo të rregullta LULUCF Energjia - Djegie te Hidrokarbureve te Tjera Mbetjet Burimi: CAIT (2023); Ag jencia e Mbrojtjes Mjedisore e Kosovës (2022). Nëse 6 vendet e BP-së vijojnë me planet aktuale, ato do të arrinin vetëm progres të kufizuar për zbutjen e ndryshimeve klimatike sipas RS-së. 3 Sipas modelimit të hollësishëm të energ jisë, shkarkimet e GS-së së 6 vendeve të BP-së deri në vitin 2050 do vijojnë të mbeten të larta, duke qenë se ekonomitë e këtyre vendeve vijojnë të mbështeten në lëndë djegëse fosile. Shkarkimet e GS-së në mbarë ekonomitë e 6 vendeve të BP-së do të arrijnë maksimumin prej 126 MtCO2eq deri në vitin 2050, rreth 10 deri 15 përqind më lart se aktualisht. Përbërja e energ jisë do të mbetej relativisht e pandryshuar deri në vitin 2050 me depërtim të kufizuar të burimeve të energ jisë së rinovueshme. Por, RS-ja nuk është skenar i vlefshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të energ jisë të 6 vendeve të BP-së, sepse nuk merren në konsideratë faktorët e jashtëm mjedisorë negativë dhe shëndetësorë të mbështetjes së vazhduar tek qymyri dhe lëndët e tjera të djegshme fosile, rreziqet financiare dhe sigurisë së energ jisë nga mungesa e diversifikimit të përbërjes së energ jisë, ndikimet negative mbi konkurrueshmërinë, dhe përfitimet e munguara në prodhimtari të 6 vendeve të BP-së, si dhe procesin e integrimit në BE. Arritja e emetimeve neto zero të GS-së në mbarë ekonominë deri në vitin 2050 do të kërkonte transformim të plotë të sistemit të energjisë elektrike (shihni Figurën ES.3). Në skenarin e emetimeve me më-pak-kosto dhe shkarkime neto zero (NZE),4 sektori i energ jisë elektrike do të duhej t'i nënshtrohej ndryshimeve radikale duke kaluar në burime të energ jisë së rinovueshme dhe duke nxjerrë nga funksioni impiantet me qymyr. Në vitin 2050, energ jia diellore dhe e erës do të përbënte 68 përqind të kapacitetit të përg jithshëm të instaluar dhe 61 përqind të prodhimit të përg jithshëm në 6 vendet e BP-së; magazinimi me bateri dhe energ jia hidrike do të përbënin 25 përqind të kapacitetit dhe 31 përqind të prodhimit. Turbinat me gaz me cikël të kombinuar dhe impiantet me biomasë me dhe pa kapje dhe magazinim karboni (CCS) do të përbënin pjesën tjetër. Prodhimi me qymyr do të ishte thuajse tërësisht jashtë funksionit brenda vitit 2040 në të g jitha vendet. Heqja 3 Ky skenar modelimi përfaqëson evolucionin e pakufizuar me kostot më të ulëta të sistemit të energ jisë. Nuk janë bërë supozime të veçanta për zbatimin e politikave të reja që mbështesin dekarbonizimin, dhe evolucioni i sistemit të energ jisë drejtohet vetëm nga konsideratat ekonomike. Skenari nuk është në përputhje me aspiratat e 6 vendeve të BP-së për integrim evropian dhe angazhimet e tyre lidhur me ndryshimet klimatike, por ofron një bazë fillestare të krahasueshme për të g jashta vendet lidhur me skenarët e tjerë të dekarbonizimit. 4 Skenari i kufizuar nga sasia dhe me koston më të ulët që supozon se 6 vendet e BP-së do të arrijnë emetime GS neto zero në mbarë ekonominë deri në vitin 2050. 8 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  e qymyrit nga funksioni duhet të bëhet gradualisht, duke nisur nga asetet që nuk kanë rendiment financiarisht ose janë të amortizuara tërësisht, dhe do të kërkojë menaxhim të kujdesshëm të çështjeve më të g jera mjedisore, shoqërore dhe ekonomike. Mekanizmat e përcaktimit të çmimit të karbonit mund të luajnë rol kritik në tranzicionin e energ jisë duke i dhënë shtysë investimeve në energ ji të pastër, ndërkohë që rrit të ardhurat që mund të përdoren në mbështetje të komuniteteve të cenueshme. Përshkallëzimi i investimeve në energji të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor kërkon masa të bashkërenduara në një sërë frontesh. Ndërsa rajoni përparon drejt integrimit në BE, reformat e ardhshme kyçe duhet të përfshijnë miratimin e një ETS-je, bashkërendim të caktimit të karbonit me qëllim kufizimin e ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufi (CBAM), dhe harmonizimin e kuadrove lig jore dhe normative të sektorit të energ jisë elektrike për integrimin në tregun mbarëevropian të energ jisë elektrike. Për më tepër, rajoni ka nevojë për strateg ji të bashkërenduar të financimit të g jelbër në përputhje me Kuadrin e Financimit të Qëndrueshëm të BE-së. Si pasojë, hartimi i një plani të bashkërenduar dhe të njëtrajtshëm reformash për treg jet financiare dhe të energ jisë është kritik për rritjen e besimit të investitorëve për përshkallëzimin e investimeve në energ ji të rinovueshme në rajon. Niveli më i lartë i integrimit të sektorit rajonal të energjisë elektrike brenda 6 vendeve të BP-së do t'i lejojë gjashtë vendeve të ulin kostot e përgjithshme të sistemit të energjisë elektrike dhe të integrojnë sasi më të mëdha kapaciteti të ER-së në rrjetet përkatëse, ndërkohë që pakësojnë nevojën për kapacitet me djegie gazi dhe magazinim me bateri. Analiza tregoi se duke ndarë kapacitetin dhe rezervat operacionale dhe duke lejuar nivele më të larta importi nga vendet fqinje, 6 vendet e BP-së mund të reduktojnë kostot e përgjithshme të ulura të sistemit të energjisë elektrike me rreth 2,7 miliard USD (ose 3,4 përqind) dhe të integrojnë 4 GW shtesë ER deri në vitin 2050, krahasuar me një skenar NZE pa integrim rajonal. Kjo arritje do të kërkonte fuqizimin e kapaciteteve të transmetimit ndërkufitar, si dhe më shumë përpjekje për harmonizimin e kuadrove ligjore dhe normative të sektorit të energjisë elektrike, si dhe tejkalimin e pengesave aktuale politike. Për sektorët fundorë të përdorimit të energjisë, arritja e emetimeve neto zero kërkon përmirësime të konsiderueshme të eficiencës së energjisë, dhe përdorimin në shkallë të gjerë të elektricitetit dhe operatorëve të energjisë me zero karbon. Meg jithëse një pjesë e madhe e prodhimit të energ jisë elektrike në 6 vendet e BP-së bazohet ende në qymyr, përshpejtimi i elektrifikimit të sektorëve fundorë përdorues do të ishte politikë me vend, sepse do t'i lejonte 6 vendeve të BP-së tër përfitojnë nga vëllimi me rritje të shpejtë i energ jisë së rinovueshme, si dhe nga teknolog jitë me eficiencë më të madhe energ jie. Më konkretisht: ■ Dekarbonizimi në sektorin e transportit do të përfshinte sa më poshtë: (1) uljen e kërkesës për transport motorik (Shmangie); (2) kalimin në mënyra më të qëndrueshme (Kalim) përmes përshkallëzimit të investimeve në rrjetet hekurudhore, integrimit hekurudhor rajonal dhe sistemeve të transportit publik; dhe (3) përdorimit të mjeteve me eficiencë më të madhe energ jie që përdorin karburant më të pastër (Përmirësim), veçanërisht mjete elektrike si për transport pasag jerësh, ashtu edhe mallrash. ■ Dekarbonizimi në sektorin e godinave do të kërkonte përmirësime të mëtejshme të eficiencës së energjisë përmes ngrohjes me energji elektrike dhe kalimit në burime më të pastra për ngrohje. Në kuadër të NZE-së, masat për izolimin e godinave do të ndihmonin në uljen e kërkesës fundore për energ ji për ngrohje me thuajse 30 përqind deri në vitin 2050, krahasuar me prirjet e parashikuara të konsumit. ■ Dekarbonizimi në sektorin industrial do të përfshinte përmirësimet në efikasitet, zëvendësimin e qymyrit dhe naftës me gaz natyror, elektrifikimin e proceseve me temperaturë të ulët dhe vënien në funksion të zgjidhjeve CCS. Zbatimi i masave të eficiencës së energ jisë mund të ulë kërkesën për energ ji në këtë sektor me thuajse 10 përqind në vitin 2050 në NZE, krahasuar me RS-në. Pas vitit 2035, CCS-ja në NZE do të bëhej ekonomikisht e zbatueshme dhe do të zbatohej për kapjen e shkarkimeve të GS-ve që vijnë nga proceset industriale dhe të fermentimit. 9 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  FIGURA ES.3: Etapat kyçe të sektorit të energjisë për arritjen e emetimeve neto zero në mbarë ekonominë deri në vitin 2050 Standardet e ekonomisë së karburantit + Depërtimi i Mjeteve Përshkallëzimi i 4,9 milion EV dhe 140 Transporti ul 80% permirésimi i Elektrike (EV) nis në pompave të ngrohjes në mije kamionë hibride shkarkimet e veta GS- transportit publik 2030 2030-35 deri në 2045 83% e flotës janë EV Lëndët djegëse fosile Energ jia diellore Energ jia diellore 140 (kryesisht qymyri) (+7GW) dhe gazi natyror (+20GW) dhe energ jia e Industria: Emetime 40% e godinave janë të pajisura me pompa sigurojne 60% te (+2GW) Depërtimi deri në erës (+ 10GW) depërtimi Neto Zero deri në 2050 ngrohjeje energ jisë elektrike 2030 deri në 2040 120 Përshkallëzimi i 2% biomasë me prodhim Kapje dhe Magazinim Shkarkimet e GS-së (MtCO 2eq) Asnjë termocentral i ri Magazinimit dhe CCSsë Ndalimi i përdorimit të nga CCS me qymyr pas 2024 Industrial Karboni (CCS) në sektorin e energ jisë qymyrit deri né 2050 në 2050 (shkarkime nga 2030 100 elektrike negative) Lëndët djegëse fosile Gazi natyror si lëndë për 80 sigurojnë 80% të të g jithe furnizimit me energii prodhim energ jie në 2050 92% ER: Energ ji elektrike Diellore (31%) Energ jia elektrike përbën + Hidrike (31%) 60 75% e shkarkimeve GS te BP6 60% të + Erë (30%) lidhen me energ jinë konsumit fundortë energ jisë deri në 2050 40 20 0 -20 2019 2025 2030 2035 2040 2045 2050 Mbetjet Bujqësia Transporti Ndërtesat Industria Energjia elektrike/ Ngrohia LULUCF Gjithsej përfshirë LULUCF Investime shtesē (kundēr RS): BP6 do të duhejtë investonin mesatarisht 32 miliard USD shtesë ose 2.1% të PBB-së në vit deri në vitin 2050 per arritjen e emetimeve neto zero në mbarë ekonominë Pas vitit 2030: Deri nē vitin 2030: Përcaktohet ulje lineare e emetimeve neto zero të GS për arritjen NECP me masa shtesë(WAM) synimepër GS-të. në mbarë ekonomine deri në 2050. Burimi: Analiza e Bankës Botërore. Përshkallëzimi i mëtejshëm i përpjekjeve për uljen e shkarkimeve të GS-së në sektorët jo energjetikë mund të pakësojë nevojën e zbatimit të zgjidhjeve të dekarbonizimit me kosto më të larta pakësimi në sektorët e lidhur me energjinë. 6 vendet e BP-së duhet të përqendrohen në uljen e shkarkimeve të drejtpërdrejta të metanit nga bujqësia dhe në përmirësimin e potencialit të thithjes së karbonit nga pyjet. Ngritja e një menaxhimi mbetjesh me performancë të mirë do të ishte kritik për uljen e shkarkimeve të metanit dhe krijimin e aftësive më të mëdha ripërtëritëse në sektorin e mbetjeve për përballimin e goditjeve të lidhura me klimën. Tranzicioni në emetime neto zero do të sjellë përfitime ekonomike, por nevojat për financim janë të konsiderueshme Ballkani Perëndimor mund të arrijë emetime neto zero pa rrezikuar potencialin e vet të rritjes ekonomike. Kostot ekonomike neto të këtij tranzicioni ndryshojnë sipas vendit dhe sipas datës së ndërprerjes së parashikimit, përkatësisht 2030, 2040 ose 2050. Sa i përket rritjes së PBB-së për frymë, g jysma e vendeve kanë normë të ulët pozitive rritjeje ndërmjet zeros neto dhe RS-së në vitin 2030 dhe 2040, dhe shumica kanë rritje të vogël negative në vitin 2050. Maqedonia e Veriut ka ndryshimin më të madh negativ nga viti 2040 në 2050: norma e rritjes së PBB-së së saj për frymë sipas emetimeve neto zero është thuajse 1 pikë përqindje më e ulët se sipas RS-së. Nivelet e PBB-së për frymë nën emetimet neto zero janë më të vogla se në RS me më pak se 1 përqind të PBB-së për të g jitha vendet për vitet 2030, 2040 dhe 2050, përveç Bosnje Hercegovinës që në vitin 2050 është pak më e ulët, me mbi 1 përqind. Rezultatet janë të ng jashme sipas skenarëve optimist të trendit të rritjes (shihni Shtojcën 2 për hollësi). Në skenarin e emetimeve neto zero, PBB-ja për frymë në vitin 2050 bie me mesatarisht 0,5 përqind për 6 vendet e BP-së në periudhën 2025- 2050 sipas trendit të rritjes dhe sipas prirjes dhe 0,6 përqind sipas rritjes optimiste. 10 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Ballkani Perëndimor mund të rrisë potencialin e vet ekonomik në kuadër të tranzicionit drejt emetimeve neto zero duke ndërmarrë reforma të përshtatshme strukturore. Sipas skenarit të emetimeve neto zero, mund të jetë e pritshme që vendet të shfrytëzojnë përfitime shtesë nga tregtia, investimet dhe financat, bazuar në shkarkimet më të ulëta kur merren në konsideratë shtysat dhe frenimet e paraqitura në kuadrin e politikave të BE-së, si Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, apo CBAM-i. Tranzicioni në emetime neto zero mund të rezultojë në rritje më të madhe të PBB-së, nëse reformat strukturore të nevojshme ndërmerren për rritjen e prodhimtarisë, cilësisë së kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Tranzicioni në emetime neto zero mund të sjellë përfitime të qenësishme për Ballkanin Perëndimor përmes pakësimit të konsiderueshëm të ndotjes së ajrit, që pritet të ulë normën e vdekjeve nga ndotja e ajrit me 2 përqind deri në vitin 2030 dhe 15 përqind deri në vitin 2050. Ky kalim ka g jithashtu mundësi të rezultojë në pakësimin e aksidenteve rrugore dhe kostove më të ulëta për mirëmbajtjen e makinerive, përfshirë edhe përmes shtimit të përdorimit të transportit publik. Vlera ekonomike e vdekshmërisë më të ulët nga ndotja e ajrit si pasojë e përdorimit më të ulët të karburanteve fosile dhe biomasës vlerësohet në nivelin e 2,7 miliard USD; kursimet e tjera duhet të vijnë nga pakësimi i aksidenteve rrugore dhe kostove të mirëmbajtjes. Investimet e nevojshme për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050 duhet të bëhen kryesisht nga sektori privat, ndërkohë që qeveria luan rol plotësues. Krahasuar me RS-në, në kuadër të NZ-së 6 vendet e BP-së do të duhej të investonin 89,4 miliard USD (me vlerën e USD në vitin 2020) shtesë pa ulje ose 31,9 miliard USD me ulje prej 6 përqind. Kjo vlerë është e barabartë me mesatarisht 1,9 përqind të PBB-së në vit deri në vitin 2050 për të arritur zeron neto në mbarë ekonominë. Pjesa më e madhe e këtij investimi kanalizohet për përshkallëzimin e kapaciteteve prodhuese të energ jisë diellore, të erës dhe hidrike. Tranzicioni do të kërkojë tërheqjen e financimit nga sektori privat përtej niveleve aktuale, ndërkohë që përparohet me reformat sektoriale për tërheqjen e kapitalit privat dhe ngushtimin e hendekut të investimeve për zbutjen e klimës. Edhe burimet publike duhet të përdoren në mënyrë strateg jike, në varësi të riskut të investimit në sektor dhe nivelit të mundshëm tregtar. Vlerësohet se rreth 85 përqind e të g jitha investimeve të nevojshme për arritjen e synimit të zeros neto deri në vitin 2050 mund të kryhen nga sektori privat në kushte të përshtatshme mundësuese. Modelimi i tranzicionit në emetime neto zero sugjeron se familjet mund të humbin rreth 3 përqind të konsumit të përgjithshëm në periudhën 2025-50 nëse mbizotërojnë çmimet e përfshira të energjisë, por riciklimi i të ardhurave mund të zbusë këtë ndikim. Tranzicioni në emetimet neto zero do të ketë ndikim shpërndarës në konsumin familjar për shkak të ndryshimeve në çmimin e energ jisë dhe të produkteve që nuk lidhen me energ jinë. Pritet që familjet të përjetojnë humbje mesatare prej rreth 3 përqind të konsumit të përg jithshëm në periudhën 2025-50. Në kuadrin e eksperimenteve me politikat, nëse disa nga të ardhurat nga çmimet më të larta të energ jisë elektrike dhe gazit natyror do të përdoreshin si transferta të synuara, shpesh të njohura si riciklim të ardhurash, ato mund të zbusin një pjesë të ndikimit për familjet e varfra. Ky ushtrim sug jeron se për vitin 2030, 0,6 përqind e PBB-së mesatarisht për 6 vendet e BP-së do t’i lejonte 40 përqindëshit të poshtëm të familjeve të mos ndryshonin shportën e konsumit g jatë tranzicionit në emetimet neto zero. Tranzicioni i energjisë do të kërkojë Tranzicion të Drejtë për komunitetet e ndikuara nga qymyri; ato do të duhet të jenë pjesë e tranzicionit drejt ekonomisë më të gjelbër. Tranzicioni në burime më të pastra energ jie do të kërkonte g jithashtu sigurimin e tranzicionit të drejtë për komunitetet e ndikuara nga qymyri. Është e rëndësishme të zbatohen politika dhe nisma që mbështesin punonjësit dhe rajonet që mbështeten fort tek nxjerrja e qymyrit dhe industritë përkatëse teksa vendet përparojnë drejt zg jidhjeve më të qëndrueshme energ jetike. Qeveritë mund të sigurojnë programe riformimi, mbështetje me të ardhura, dhe mundësi për punësim alternativ, të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve shoqërore dhe ekonomike të tranzicionit energ jetik mbi komunitetet e ndikuara. Kjo qasje nuk lehtëson vetëm kalimin më të thjeshtë drejt ekonomisë më të g jelbër, por nxit edhe përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm duke trajtuar nevojat e atyre që ndikohen më shumë nga ndryshimet në panoramën energ jetike. 11 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Mundësimi i një Tranzicioni të Drejtë bazuar në politika të efektshme të zhvillimit njerëzor është parakusht për tranzicionin e gjelbër Përfitimi nga tranzicioni i gjelbër kërkon mundësimin e një tranzicion njerëzor të bazuar në politika të efektshme të zhvillimit njerëzor. Ndërkohë që vendet kalojnë në burime më të pastra energ jie, është kritike të zbatohen politika që mbështesin komunitetet e ndikuara me qëllim zbutjen e ndikimeve të parashikuara ekonomike dhe shoqërore. Zhvillimi i aftësive luan rol kyç në formësimin e Tranzicionit të Drejtë për një të ardhme më të g jelbër. Investimi në ruajtjen dhe zhvillimin e aftësive është element kyç për shmangien e rrezikut të papunësisë dhe sigurimin e fuqisë punëtore me aftësi të përshtatshme për shoqëritë. Tranzicioni i gjelbër do të transformojë kërkesën e aftësive në shumë profesione përtej industrive që shkarkojnë karbon, duke detyruar rreth një në gjashtë punonjës aktualë të fitojnë aftësi të reja ose të ruajnë aftësitë në periudhën afatmesme. Në mbarë vendet e Ballkanit Perëndimor (përjashtuar Malin e Zi), 417.000 individë janë aktualisht në profesione që rrezikojnë shumë të ndikohen nga tranzicioni i g jelbër. Vlerësimet tona tregojnë se kosto e ruajtjes ose zhvillimit të aftësive për punëtorët e rrezikuar mund të arrijë në 700 milion Euro nëse ata do të riformoheshin për profesione alternative që nuk kanë g jasa të ndikohen nga tranzicioni i g jelbër, dhe 2,4 miliard Euro nëse do të riformoheshin për profesione alternative të g jelbra. Mos kryerja e investimeve të nevojshme për riformimin dhe zhvillimin e aftësive do të sillte rrezikun e papunësisë për këta individë, ndërkohë që shoqëritë do të rrezikonin humbjen e mundësive për rritje për shkak të mungesës së fuqisë së përshtatshme punëtore. Tranzicioni në emetimet GS neto zero deri në vitin 2050 kërkon investime madhore në infrastrukturë, sisteme shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale dhe aftësi të reja për punë, shoqëruar me qëndrime dhe sjellje. Riformimi dhe zhvillimi i aftësive ofrojnë zg jidhje afatshkurtra për ndryshimin e nevojës për aftësi; në periudhën afatg jatë do të nevojiten ndryshime më strukturore në sistemin e arsimit me qëllim që punëtorët të fitojnë aftësitë e nevojshme për tranzicionin e g jelbër. Kjo përfshin zhvillimin e materialeve mësimore nga sistemi parashkollor deri në arsimin e lartë, me fokus zhvillimin e aftësive të g jelbërta. Duke përfituar nga mundësitë e rritjes së g jelbër, sistemet arsimore në të g jitha vendet e BP6 duhet t’u sigurojnë studentëve aftësitë dhe kompetencat e nevojshme në tregun aktual dhe të ardhshëm të punës. Kjo do të kërkojë angazhimin në reforma që trajtojnë cilësinë e mësimdhënies, aftësitë themelore dhe aftësitë që i përshtaten përmbajtjes së punës së g jelbër (përfshirë STEM dhe aftësitë dig jitale) dhe formimin praktik, modernizimin e kurrikulës, financimin dhe qeverisjen. Përgatitja e të g jithë arsimtarëve në këto vende për arsimin e g jelbër mund të kushtojë nga 25 milion USD në 76 milion USD. Pakësimi i rreziqeve dhe pasigurive të tranzicionit të gjelbër lidhur me të ardhurat, konsumin, shëndetin e popullsisë dhe investimet në kapitalin njerëzor kërkon zgjerim të mbulimit dhe përshtatshmërisë së sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë, si dhe fleksibilitet më të madh për të mbrojtur familjet nga goditjet klimatike. Sistemet e mbrojtjes sociale në Ballkanin Perëndimor janë g jithëpërfshirëse dhe bazohen në sistemet dig jitale të ofrimit. Meg jithatë, ato nuk mbështesin g jithmonë në mënyrë të efektshme punëtorët g jatë tranzicionit nga puna në punë; dhe mbështetja që i ofrohet familjeve të ndikuara negativisht nga goditjet klimatike priret të jetë e kufizuar, sepse pak prej programeve mund të zg jerohen pas fatkeqësive ose pas rritjes së çmimeve të energ jisë. Reformat e leg jislacionit do t’i mundësonin qeverive të shfrytëzojnë sistemet e veta të mbrojtjes sociale për të mbrojtur më mirë punëtorët dhe familjet e cenueshme; investimet në sisteme dinamike të ofrimit dhe lidhjet me sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe financimi i përkushtuar do të mundësonte përg jig je në kohë me qëllim trajtimin e këtyre individëve. Sistemet shëndetësore duhet të kenë zhdërvjelltësinë e duhur për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe migracionet e lidhura me tranzicionin e g jelbër, me qëllim ofrimin e mbështetjes së përshtatshme shëndetësore aty ku dhe kur është e nevojshme. Provat nga pandemia e COVID-19 japin informacion lidhur me vështirësitë e hasura në trajtimin e këtyre emerg jencave, përfshirë problemet me mbikëqyrjen dhe sistemet e të dhënave, vënien e papërshtatshme në funksion të strukturave të emerg jencës dhe mungesën e pajisjeve të posaçme mjekësore. Bashkëpunimi ekzistues rajonal duhet të përforcohet më tej. 12 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Nevojat për investime graduale për përshtatje dhe zbutje janë të mëdha, dhe kërkojnë ndryshim strukturor në ekonomitë e 6 vendeve të BP-së Investimet në programe që lehtësojnë përshtatjen dhe zbutjen do të rezultojnë në ndryshime strukturore në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Investimet mesatare graduale vjetore për përshtatje dhe zbutje deri në vitin 2050 arrijnë në 1,3 përqind të PBB-së dhe 1.9 përqind të PBB-së përkatësisht; këto vlerësime rezultojnë nga ushtrime paralele modelimi. Vlerësimet janë të përmasave të konsiderueshme, kur merret parasysh që norma e përg jithshme mesatare e investimit për rajonin është rreth 27 përqind e PBB-së dhe norma e investimeve publike është rreth 7 përqind e PBB-së. Nevojat më të mëdha për investime graduale për sektorin publik do të jenë në periudhën 2025-35; nevojat më të mëdha për investime graduale për sektorin privat do të jenë pas vitit 2036, kur ato do të jenë mesatarisht rreth 3 përqind të PBB-së (sipas rritjes sipas prirjes). Norma e ulët e kursimeve e rajonit (19 përqind në vitin 2022) krijon mundësi për nxitjen e më shumë veprimtarive kursyese në periudhën afatg jatë. Ndërkohë Ballkani Perëndimor do të duhet të mbështetet në kursimet e huaja. Aftësia e vendeve për të shfrytëzuar mundësitë e investimit dhe për të arritur trajektore më të lartë rritjeje do të varet nga ecuria me reformat strukturore dhe disponueshmëria e burimeve të jashtme. Investimet në përshtatje dhe zbutje do të konkurrojnë me nevojat e tjera për investime për burime të brendshme, dhe kanë g jasa të rezultojnë në norma më të larta interesi në një mjedis të kufizuar të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, cilësisë së kapitalit njerëzor, niveleve të prodhimtarisë. Zbutja e këtyre kufizimeve kërkon reforma strukturore në mbarë ekonominë me qëllim shtimin e potencialit rritës të ekonomisë dhe lehtësimin e trysnisë mbi burimet vendase (përmes rritjes së pagave, normave të interesit dhe çmimeve). Burimet e jashtme, në formën e investimeve të huaja dhe financimit nga jashtë, do të kenë rëndësi kritike për lehtësimin e një pjese të kësaj trysnie. Shpenzimet më të ulëta për import që vijnë nga importi më i pakët i karburanteve do të lehtësojnë një pjesë të trysnisë në llogaritë aktuale. Politika fiskale duhet t’i përgjigjet përparësive të reja dhe të ruajë hapësirë fiskale. Në kuadër të politikave fiskale do të lindin burime të ndryshme stresi si nga ana e investimeve ashtu edhe nga ana e shpenzimeve të përhershme. Nga ana e investimeve do të ketë nevoja të konsiderueshme si për zbutjen ashtu edhe për përshtatjen. Nga ana e shpenzimeve të përhershme, do të ketë g jithashtu nevojë të ekuilibrohen nevojat e reja për shpenzime, përfshirë mbrojtjen sociale, ndihmën sociale, Tranzicionin e Drejtë, dhe programe të tjera për mbështetjen e familjeve dhe shoqërive në marrjen e vendimeve të mira për përshtatje dhe tranzicion energ jie, me përparësitë tradicionale për shpenzimet, si fushat e sigurimeve shoqërore, arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë kombëtare. Do të ketë nevojë për kujdes g jatë administrimit të nivelit të kombinuar të shpenzimeve publike nëse qeveritë dëshirojnë të ruajnë qëndrueshmërinë fiskale dhe të jenë të afta t’i përg jig jen dëmeve të paparashikuara nga ndryshimet klimatike. Mundësitë e mobilizimit të të ardhurave do të vijnë nga programet e mobilizimit të të ardhurave, si dhe nga zbatimi i mundshëm i taksave të karbonit dhe eliminimit të subvencioneve të qarta. Pozicioni i kujdesshëm fiskal do të përmirësojë e kushtet e huamarrjes dhe qasjes në treg je. Me qëllim ruajtjen e hapësirës fiskale, politikëbërësit do të duhet t’i japin përparësi krijimit të shtysave që familjet dhe shoqëritë t’i përgjigjen sfidave të përshtatjes dhe zbutjes. Vetë kapacitetet e qeverive do të duhet të përforcohen rrënjësisht, përfshirë përmes zhvillimit të gatishmërisë së vet institucionale. Politikëbërësit do të duhet të: (1) ripërcaktojnë shtysat për të siguruar që familjet dhe shoqëritë ndërmarrin veprime përshtatjeje dhe ulin kërkesën për sisteme energ jetike me nivel të lartë karboni, ndërkohë që mbështesin përshkallëzimin e alternativave me nivel të ulët karboni; dhe (2) zhvillojnë kapacitetet për planifikimin, buxhetimin, zbatimin, bashkërendimin dhe llogaridhënien e qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe të ndërmarrjeve në pronësi të shtetit. Reformat strukturore dhe shtysat e ripërcaktuara janë të nevojshme për përparimin e krijimit të tregjeve konkurruese që tërheqin investime private. Nevoja për investime të mëdha për përshtatje dhe zbutje, si dhe nevojat për vënien në zbatim dhe përhapjen e teknologjive të reja në të gjithë sektorët, kërkojnë që sektori privat të jetë kryesues sa i përket investimeve për përshtatje dhe zbutje. Për këtë qëllim, ka nevojë për reforma 13 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  strukturore dhe shtysa fiskale për (i) zhvillimin e tregjeve të konkurrueshme dhe (ii) tejkalimin e dështimeve të tregut. Për përshtatjen ka nevojë për korrigjim të shtysave për sigurimin e investimeve të përshtatshme dhe për ndryshim të sjelljeve me qëllim zbutjen e ndikimit të rreziqeve fizike. Për më tepër, do të nevojitet edhe inovacion i mekanizmave të financimit. Në kuadër të zbutjes, qëllimi i reformave do të ishte nxitja e investimeve në sistemin e energjisë përmes vënies në zbatim të instrumenteve për caktimin e çmimit të karbonit, subvencioneve të gjelbra, dhe politikave industriale, ndërkohë që pakësohen subvencionet për hidrokarburet fosile dhe sigurohet që ndërmarrjet shtetërore japin kontribut për dekarbonizimin. Për më tepër, fuqia punëtore me aftësi më të mira është e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit privat që evoluon në këtë mënyrë. Nevojat për financim sjellin detyrimin për t’iu qasur financimit nga BE-ja dhe partnerët dhe gjithashtu zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare në vend Ballkani Perëndimor mund të plotësojë burimet e kufizuara publike me burime të shumëllojshme financimi, përfshirë fondet e BE-së dhe investime private, por ka nevojë që në fushat kritike të ketë progres. Fondet e para anëtarësimit të BE-së janë të rëndësishme për plotësimin e burimeve të kufizuara publike në këto vende. Plani Ekonomik dhe Investimeve i Komisionit Evropian 2020 akordon deri në 9 miliard Euro fonde të BE-së për 10 programe kryesore investimi që trajtojnë nevoja të shumëllojshme si transporti, energ jia e rinovueshme, dhe punësimi i të rinjve. Për më tepër, Instrumenti i Garancisë BE - Ballkani Perëndimor synon të mobilizojë deri në 20 miliard Euro investime duke reduktuar kështu rreziqet e investimeve. Meg jithatë, fondet e BE-së arrijnë të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të të g jithë nevojës së përshkruar për investime. Shumica dërmuese e investimit pritet të bëhet nga sektori privat përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë investimet e brendshme dhe të huaja. Bankat dhe institucionet financiare jo banka, përfshirë investitorët institucionalë, mund të luajnë rol kritik në sigurimin e financimit afatg jatë përmes kapitalit dhe borxhit. Lëvrimi i bonove të Gjelbra, Sociale dhe të Qëndrueshmërisë (GSS) mund të jetë mënyrë e efektshme për tërheqjen e investimit privat në projekte të zbutjes dhe përshtatjes. Meg jithatë, meg jithëse BE-ja ka marrë kryesimin lidhur me lëvrimin e bonove GSS, progresi i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë i njëtrajtshëm. Partneritetet Publike Private (PPP) janë g jithashtu mekanizëm që mund të luajë rol të rëndësishëm në mbledhjen e investimit privat, por lidhur me to ka nevojë për përmirësime në strukturën e qeverisjes së tyre me qëllim përmbushjen e etapave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Sektori privat ka nevojë për ndryshim kulturor, të mbështetur nga stabiliteti i politikave dhe mjedisi i barabartë Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) janë shtylla e ekonomive të 6 vendeve të BP-së, por ato shpesh nuk janë të ndërgjegjësuara lidhur me teknologjitë më të fundit miqësore me mjedisin, situatë kjo që pengon përpjekjet për qëndrueshmëri. Anketa e Sipërmarrjeve e vitit 2019 e Bankës Botërore tregoi se shumica e SME-ve nuk monitorojnë apo menaxhojnë aktivisht ndikimet e tyre mjedisore apo edhe përdorimin e tyre të energ jisë elektrike. Teknolog jitë e g jelbra të shtrenjta me zhvillim të shpejtë mund të frenojnë investimin e SME-ve në qëndrueshmëri. Si pasojë, ka nevojë për përpjekje g jithëpërfshirëse për ravijëzimin e SME-ve me nisma si Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, përfshirë mbështetjen e angazhimit ndaj ndryshimeve klimatike të inovatorëve të rinj dhe sipërmarrësve. Me rëndësi të veçantë është trajtimi i mangësive në informacion, ndërg jeg jësimi lidhur me nevojën dhe përfitimet afatg jata të kalimit në burime të g jelbra, si dhe sigurimi i ofrimit të përshtatshëm të trajnimit për aftësi. Sipërmarrësit dhe investitorët e energjisë theksojnë pasigurinë ligjore si pengesën më të madhe në Ballkanin Perëndimor, sepse ajo pengon inovacionin dhe investimet e nevojshme për tranzicionin e gjelbër. Vështirësitë përfshijnë mungesën e të dhënave transparente për kapacitetin e rrjetit, luhatjet e çmimeve dhe pengesat jo tarifore që ndikojnë në disponueshmërinë e pajisjeve dhe çmimin e paneleve diellore. Një prej zg jidhjeve është kuadri lig jor i BE-së për investimet e g jelbra. Me qëllim qasjen në tregun e BE-së, rëndësi thelbësore ka përafrimi me standardet e BE-së për mjedisin dhe klimën, hap ky që po ndërmerret nga shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Arritja e këtij përafrimi kërkon miratimin dhe zbatimin e standardeve për cilësinë e ajrit, shkarkimet, eficiencën e energ jisë, energ jinë e rinovueshme, menaxhimin e mbetjeve dhe ruajtjen e biodiversitetit. 14 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  Shteti vijon të luajë rol thelbësor në 6 ekonomitë e BP-së, përfshirë edhe në sektorët e lidhur me zbutjen dhe përshtatjen ku ndërmarrjet në pronësi të shtetit janë në pozitë të dobët financiare dhe nuk kanë gjasa të japin kontribut konstruktiv për tranzicionin e gjelbër. Në Ballkanin Perëndimor, një pjesë e konsiderueshme e ndërmarrjeve shtetërore (23 deri 53 përqind në varësi të vendit) janë në sektorë me shkarkime të larta; sipas Bazës së të Dhënave për Biznesin e Shtetit, rreth 67 përqind nuk janë me fitim, çka pakëson mundësitë që ato të sigurojnë fonde për investimet e nevojshme të zbutjes. Këto ndërmarrje sigurojnë punësim për shumë individë, kryesisht në prodhim energ jie, ku shumica e 6 vendeve të BP-së mbështeten ende fuqishëm tek lëndët djegëse fosile. Sa i përket përshtatjes, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve shtetërore funksionojnë në sektorë tejet të cenueshëm, në nivel konsiderueshëm më të lartë se sa mesataret botërore dhe rajonale. Në të njëjtën kohë, barra e financimit të ndërmarrjeve shtetërore paraqet risk për përpjekjet e konsolidimit fiskal dhe mund të vërë në rrezik qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit. Ndërmarrjet shtetërore duhet të kenë pozitë financiare pozitive, të marrin drejtim të qartë politikash, përmes dokumentacionit leg jislativ, politikave të pronësisë, mandateve të ndërmarrjeve shtetërore, veprimeve të aksionarëve, dhe/ ose të kenë qasje në programe të tjera për nxitjen e zbatimit të teknolog jive, rritjen e prodhimtarisë ose zbatimin e praktikave llogaridhënëse të menaxhimit, si dhe të kenë qasje në aftësi dhe burime financiare pa iu bërë barrë shtetit, në mënyrë që të kenë mundësi të japin kontribut pozitiv për përshtatjen dhe zbutjen. Ndërmarrjet shtetërore kanë qasje në programet për mbështetjen e sektorit privat për përmirësime që lidhen me eficiencën, investimet e rinovueshme dhe kërkim-zhvillimin, aty ku këto g jejnë zbatim. Meg jithatë, kjo mbështetje nuk duhet të ketë riskun e pengimit të hyrjes së konkurrentëve të tjerë në treg, dhe nuk duhet të nxjerrë nga tregu fondet ose inovacionin nga nisma të sektorit privat. Nëse sektorit privat i mundësohet të shfrytëzojë tranzicionin e gjelbër, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të përparojnë më tej në tregjet e BE-së. Afërsia g jeografike e rajonit me treg jet evropiane mund të sigurojë qasje në investime, teknolog ji dhe njohuri, dhe transformimi i g jelbër të përzierjes së produkteve dhe eksportit do të jetë parakusht i rëndësishëm për rritjen g jatë tranzicionit të g jelbër. Kjo strateg ji do t’i lejonte sipërmarrësve, investitorëve dhe shoqërive të përshkallëzojnë inovacionin dhe financimet që janë kritike për tranzicionin e g jelbër. Në rajon ka angazhim të fuqishëm për veprimet klimatike, por duhet të trajtohen vështirësitë institucionale Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përqafuar aktivisht mundësitë e tregtisë së gjelbër, dhe tregtia e mallrave mjedisore përjetoi rritje eksponenciale brenda një dhjetëvjeçari deri në vitin 2022. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga produktet që lidhen me impiantet e energ jisë së rinovueshme. Ndërsa këto vende ndjekin rrugën drejt tranzicionit të g jelbër, ato mund të shfrytëzojnë më tej avantazhet premtuese të eksportit dhe të eksplorojnë mundësitë e rritjes në treg jet dhe zinxhirët e vlerave të produkteve të g jelbra që lidhen me teknolog jitë e dekarbonizimit. Është për t’u vënë re se analiza e prirjeve tregtare të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon se diversifikimi i eksporteve, veçanërisht në zinxhirin e vlerave të energ jisë diellore dhe të erës, dhe të mjeteve elektrike, mund të sjellë përfitime. Për më tepër, BE-ja është tashmë partneri kryesor tregtar i 6 vendeve të BP-së, dhe vepron edhe si tregu kryesor edhe si burim për më shumë se dy të tretat e eksporteve dhe importeve të këtyre vendeve. Në Ballkanin Perëndimor shtysa drejt objektivave ambiciozë për klimën është e rrënjosur në detyrimet ndërkombëtare dhe përparësitë kombëtare, që janë të gjitha të integruara në planet zhvillimore të vendeve. Këto vende janë nënshkrues të marrëveshjeve ndërkombëtare për klimën si Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) dhe Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, të cilat përcaktojnë synime ambicioze për kufizimin e rritjes së temperaturës botërore. Ato kanë dorëzuar kontributet e caktuara në nivel kombëtar (NDC-të), duke përcaktuar angazhimet e tyre për uljen e shkarkimeve të gazeve serrë dhe përforcimin e aftësisë ripërtëritëse ndaj klimës. Procesi i integrimit në BE dhe detyrimet e 6 vendeve të BP-së sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë çojnë përpara hartimin e politikave dhe legjislacionit që lidhen me ndryshimet klimatike në rajon. Si Palë Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energ jisë, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë angazhime 15 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  të detyrueshme lig jore për miratimin e leg jislacionit themelor të BE-së (asquis communautaire), përfshirë Paketën e BE-së për Energ ji të Pastër për të Gjithë Evropianët (2019), që i kërkon vendeve të dorëzojnë Planet e tyre Kombëtare për Energ jinë dhe Klimën (NECP-të) të cilat pasqyrojnë përpjekjet e vendeve për arritjen e objektivave të energ jisë dhe klimës. Të 6 vendet e BP-së kanë përcaktuar synime për pakësimin e GS-ve deri në vitin 2030; disa prej tyre kanë miratuar strateg ji afatg jata për zhvillim me shkarkime të ulëta, çka tregon angazhimin e tyre për planifikimin afatg jatë. Për më tepër, ato po bashkëpunojnë në nivel rajonale, duke pranuar se ng jarjet klimatike shkojnë përtej kufijve dhe kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar për përshtatje dhe menaxhim më të efektshëm të riskut nga fatkeqësitë. Megjithatë, ka ende sfida lidhur me kapacitetet institucionale, ndërgjegjësimin e publikut dhe gatishmërinë financiare. Politika e klimës kërkojnë kuadro lig jorë dhe mekanizma zbatimi më të zhvilluar, dhe ka g jithashtu nevojë për harmonizim më të mirë ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe vendore. Aftësia e vendeve për të arritur ambiciet e tyre lidhur me ndryshimet klimatike pengohet nga pengesa të shumta, përfshirë dinamikat politike, vështirësitë lidhur me bashkëpunimin rajonal, konsideratat ekonomike, pengesat teknolog jike, mungesën e drejtimit, bashkërendimit, këshillimit të pavarur shkencor, si dhe kapacitetet e pamjaftueshme teknike dhe mekanizmat financiare të pa zhvilluar mirë. Pasojat shoqërore dhe ekonomike të largimit nga qymyri kërkojnë qasjen e Tranzicionit të Drejtë dhe angazhimi me palët e interesit dhe komunitetet e ndikuara është kritik për sigurimin e ndryshimit të drejtë dhe përfshirës. Politika klimatike duhet të jetë ambicioze dhe ky raport jep rekomandime realiste dhe të realizueshme Politikat e efektshme për ndryshimet klimatike kërkojnë qasje ndërsektoriale, duke integruar përpjekjet për përshtatje dhe zbutje në të gjithë sektorët. Suksesi i 6 vendeve të BP-së kërkon ngritjen e mekanizmave të bashkërendimit të nivelit të lartë dhe kapacitete institucionale të fuqizuara, përfshirë ngritjen, lidhjen dhe bashkërendimin e ag jencive ose komisioneve që përqendrohen tek klima. Integrimi dhe harmonizimi i politikave të përshtatjes dhe zbutjes është me rëndësi në sektorë me përparësi i bujqësia dhe energ jia, sepse dokumentet strateg jike aktuale nuk i trajtojnë plotësisht sfidat klimatike. Qasjet ndërsektoriale mund të përsosin sinerg jitë dhe të pakësojnë lëshimet e detyrueshme, përfshirë përforcimin e sistemeve të mbrojtjes sociale për t’iu përg jig jur goditjeve klimatike, për të harmonizuar çmimet e energ jisë me nivelet e rikuperimit të kostos dhe vënë në zbatim çmimet e karbonit. 6 qeveritë e BP-së dhe organizatat rajonale duhet të fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar me qëllim trajtimin e rreziqeve klimatike që shkojnë përtej kufijve dhe për të shfrytëzuar mundësitë për sinergji gjatë tranzicionit energjetik dhe përpjekjeve për përshtatje. Bashkëpunimi përtej kufijve është thelbësor me qëllim përfitimin nga ndërveprimi midis ndryshimeve klimatike dhe politikave të tregtisë, sigurisë njerëzore, financave kombëtare, bashkëpunimit rajonal dhe burimeve të përbashkëta natyrore si lumenjtë dhe ajri i pastër. Ngritja dhe fuqizimi i institucioneve rajonale është element kritik për lehtësimin e bashkërendimit ndërkufitar. Këtu përfshihen projekte si ngritja e sistemeve rajonale të paralajmërimit të hershëm, menaxhimi i burimeve të përbashkëta në bashkëpunim, sistemet e harmonizuara të energ jisë, dhe modernizimi i rrjeteve hekurudhore rajonale. Së fundmi, me qëllim arritjen e zgjidhjeve të politikave konkrete dhe ambicioze, është me shumë rëndësi të zbatohen politika të synuara dhe reforma sipas vendndodhjes për të siguruar që ato ndjekin standarde të larta shoqërore, shëndetësore dhe mjedisore. Pasi kuptohet se tiparet vendore ndikojnë tek aftësitë, është me tejet rëndësi të hartohen politika që trajtojnë ndikimet dhe kushtet vendore, duke i harmonizuar ato me synimet klimatik dhe zhvillimore të rajonit. Programet e bazuara në vendndodhje të përshtatura për nevojat e veçanta të komuniteteve të cenueshme, si të moshuarit, invalidët dhe fëmijët, luajnë roj kyç në përparimin e zbatimit të politikave. Gjithashtu kanë shumë rëndësi veprimet e veçanta sipas sektorit, si rritja e kapaciteteve të përshtatjes së sektorit bujqësor përmes modernizimit, përmirësimi i ujitjes, praktikat intelig jente për klimën, dhe skemat e sigurimeve. Në sektorin e energ jisë elektrike, ka nevojë për politika të veçanta me qëllim rritjen e investimeve private në burime të rinovueshme energ jie dhe lehtësimin e pakësimit të përdorimit të qymyrit deri në zero, përfshirë edhe përmirësimet në kuadrin lig jor dhe rregullator dhe zhvillimin 16 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit  e aftësive. Dekarbonizimi i sektorit të energ jisë elektrike duhet të shoqërohet me liberalizimin e tregut dhe përpjekje për reformimin e ndërmarrjeve shtetërore, së bashku me politika për përshkallëzimin e eficiencës së energ jisë dhe elektrifikimin e sektorëve të përdorimit fundor. Këto duhet të përfshijnë standarde më strikte, mbështetje financiare dhe shtysa. Sektori i transportit ka nevojë për masa si standardet e eficiencës së karburantit dhe shtysat për përdorimin e mjeteve të pastra, ku të g jitha këto nisma kërkojnë zbatimin e efektshëm të kërkesave, normave dhe standardeve. Struktura e raportit Ky CCDR përfshin një raport rajonal që trajton të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe gjashtë shënime për vendin me gjetje, përfundime dhe rekomandime të veçanta për secilin vend. Raporti rajonal ka strukturën e mëposhtme: ■ Kreu 1 përcakton kontekstin dhe përshkruan planet zhvillimore të rajonit, si dhe risqet dhe mundësitë që lidhen me përshtatjen dhe zbutjen. ■ Kreu 2 paraqet një panoramë të shkurtër të angazhimeve klimatike të 6 vendeve të BP-së dhe vlerëson gatishmërinë e tyre për zbatimin e politikave dhe tërheqjen e investimeve të nevojshme për t’iu përg jig jur me efektshmëri risqeve dhe mundësive që lidhen me ndryshimet klimatike. ■ Kreu 3 përqendrohet veçanërisht në masat që mund të merren për të siguruar përshtatjen me ndryshimet klimatike dhe zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike përmes politikave. ■ Kreu 4 përmbyll raportin duke diskutuar ndikimin makroekonomik të ndryshimeve klimatike dhe të politikave të analizuara në Kreun 3. Ai g jithashtu diskuton rolin e politikave ekonomike ndërsektoriale, si politikat fiskale, të sektorit financiare, për investimet, dhe të tregtisë. ■ Kreu 5 jep përfundimet dhe rekomandimet që kanë për qëllim të ndihmojnë politikëbërësit në rajon me përzg jedhjen dhe dhënien përparësi masave të shumëllojshme të politikave. Kreu paraqet një qasje sistematike për hartimin e politikave përmes konceptit të 3 T-ve: Politika Ndërsektoriale (Transversal), Ndërkufitare (Transboundary) dhe të Synuara (Targeted). 17 për vendin: 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmbledhje ekzekutive. Raporti i klimës dhe zhvillimit